Ja çfarë ndodh nëse pini shumë antibiotik!

Mos i humb

Ky rrezik është më i theksuar te gratë më të vjetra.

Sipas një studimi amerikan, gratë që përdorin antibiotikë për më shumë se dy muaj, e sidomos ato që janë më të moshuara, rrezikohen më tepër nga sulmi në zemër.

Hulumtuesit e Universitetit të Tulanes në Neë Orleans paralajmërojnë se përdorimi afatgjatë i antibiotikëve mund ta rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare përmes largimit të baktereve të dobishme që ndodhen në zorrët tona.

Ky rrezik është më i theksuar te gratë më të vjetra se 60 vjeç, tek të cilat rreziku nga sëmundjet e zemrës rritet për 32 për qind në krahasim me gratë që nuk kanë përdorur antibiotikë gjatë tetë vjetëve të studimit.

“Përdorimi i antibiotikëve është faktori më kritik në ndryshimin e baraspeshës së mikroorganizmave në zorrë. Studimet e mëparshme kanë vërtetuar se ekziston lidhja mes ndryshimit të mjedisit të mikroorganizmave në zorrë dhe ngushtimit të enëve të gjakut, sulmit dhe sëmundjeve të zemrës”, tha profesori Lu Qi, autori i këtij hulumtimi.

Në këtë studim u përcoll gjendja e mbi 36 mijë grave, të cilat u monitoruan përgjatë tetë vjetëve. Gjatë kësaj periudhe, 1056 gra u sëmurën me sëmundje të zemrës.

Gjashtë në 100 gra mbi moshën 60-vjeçare që përdorën antibiotikë përjetuan sulm në zemër, ndërsa vetëm tri në 1000 gra të kësaj moshe që nuk kanë përdorur antibiotikë e përjetuan të njëjtën gjë.

Gratë që morën pjesë në këtë hulumtim kishin përdorur kryesisht antibiotikë për infeksionet në mushkëri, infeksione të traktit urinar dhe probleme me dhëmbë, shkruan “Independent”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit