Ja cila është arsyeja përse disa fëmijë lindin me flokë, kurse të tjerë jo!

Mos i humb

Nëse jeni shtatzanë dhe mendoni si do të jenë flokët e fëmijës, apo tashmë keni sjellë në jetë beben tuaj dhe e prisnit me më shumë apo më pak flokë, atëherë duhet patjetër të shuani kuriozitetin tuaj. Nga çfarë varet prania e flokëve në kokën e fëmijës?

Të gjithë bebet në barkun e nënës kanë flokë, ose më saktë e kanë kokën të mbuluar nga një shtresë pushi, e cila ka tendencën të zhduket rreth muajit të 8 të shtatzanisë, më pas gjatë lindjes, rritja e hormoneve të plaçentës shkakton rëniën e flokëve.

Vlerat unike të qumështit të gjirit

Çifti që u bënë prindër katër vite pas vdekjes

Gjatë muajit të 6-7 të shtatzanisë, fetusi mbulohet nga pushi, e cila formohet nga estrogjeni i prodhuar gjatë shtatzanisë, dhe që zhduket në muajin e 8. Gjatë javëve në vijim formohen flokët dhe vetullat.

Sipas mjekëve, disa fëmijë lindin pa flokë sepse gjatë lindjes ata përballen me një rënie së të gjithë flokut (alopeci fronto-parietale), por që kjo nuk do të thotë se folikulat e flokëve nuk ekzistojnë. Ato janë atje dhe do t’i japin jetë flokëve gjatë muajve në vijim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit