Ja kur do të publikohen vendimet e ankesave të PDK-së dhe LDK-së për Prishtinë e Prizren

Mos i humb

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së nesërme do të publikojë vendimet e ankesave nga partitë dhe kandidatët për rezultatet përfundimtare që janë shpallur nga KQZ-ja.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.
“Vendimet lidhur me ankesat e parashtruara nga subjektet politike pas publikimit të rezutateve përfundimtare nga KQZ-ja për kryetarë të komunave në raundin e dytë do të bëhen publike gjatë ditës së nesërme, jo sot”, ka thënë Desku për lajmi.net.

Afati i PZAP-së për shqyrtimin e këtyre ankesave është 72 orë.

Ky institucion kishte nisur shqyrtimin e ankesave të partive qysh nga dita e premte.

Me ankesa prijnë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

LDK-ja është ankuar për rezultatet në Prishtinë, Dragash, Kamenicë dhe Istog, kurse PDK-ja ka dërguar ankesë për Prizrenin, Rahovecin dhe Klinën.

Ankesa ka bërë edhe kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti.

Ndryshe, që nga shpallja e rezultateve PDK dhe LDK kanë mbajtur konferenca ku kanë pretenduar se në ditën e zgjedhjeve ka pasur manipulime./pp/

Në Istog KQZ-ja dje ka vendosur që të rivotohet me 17 dhjetor, pas vendimit nga PZAP dhe Gjykata Supreme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit