Ja kush do ta “trashëgojë” postin e ministres së dorëhequr, Albena Reshitaj (Foto)

Mos i humb

Albena Reshitaj mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ajo dorëheqjen e ka arsyetuar duke thënë se një gjë të tillë e ka bërë për arsye personale, për çka e ka njoftuar edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.“Që nga marrja e mandatit tim, jam angazhuar në përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta, për një mjedis të pastër, mbrojtjen e tij, burimeve ujore, biodiversitetit dhe krijimit të planifikimit të duhur hapësinor, gjithmonë duke respektuar ligjet e vendit. Rruga jonë nuk ishte e lehtë, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, presionet e punës dhe sfidat. Për shkaqe personale, sapo kam ofruar dorëheqjen time nga pozita e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, kishte shkruar Reshitaj në Facebook.

Partia Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila drejton dikasterin e MMPH-së, sot ka emëruar personin që për një kohë do të zëvendësoj Reshitaj.

Bëhet fjalë për Fatmir Matoshin, i cili e ka konfirmuar për Indeksonline se nga sot është ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Nuk është vendos ende kush do të emërohet në pozitën e Reshitajt. Unë prej sot jam ushtrues detyre i ministrit, por vendim për emërim të ministrit të ri nuk është marr akoma. Vendimi i takon presidentit Pacolli dhe strukturave të partisë së AKR-së, pasi unë jam edhe zëvendësministër këtu”, ka thënë Matoshi.

Indeksonline raportoi mbrëmë se shkarkimin e ministres e ka kërkuar partia e saj, Aleanca për Kosovën e Re (AKR).

Me largimin e Reshitajt, qeveria e udhëhequr nga Haradinaj ka mbetur vetëm me një ministre femër,  Dhurata Hoxha, ministre e Integrimeve Europiane./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit