Ja kush janë 20 personalitetet shqiptare që shkuan në Haxh me ftesë të Mbretit Selman!

Mos i humb

Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud ka ftuar 20 personalitete të Shqipërisë për të marrë pjesë në programin e miqve të shërbëtorit të dy xhamive të shenjta të mbretit Selman.

Haxhitë (njerëzit që shkuan për të kryer ritualin e Haxhit), të cilët vijnë nga spektre të ndryshme të shoqërisë do qëndrojnë për 14 ditë në Qaben e Shenjtë për të kryer ritualin dhe obligimin e madh të Haxhit, që për ta vjen për herën e parë.

Në këtë listë siç mund ta shihni edhe nga foto janë personalitete si:

Dorian Gjuzi  nënkryetar i Bashkisë Kavajë

Shkëlqim Hajdari Kryeinspektor i Përgjithshëm

Ervin Saraci nënkryetar i Bashkisë Elbasan

Arben Ramkaj Drejtor pranë Qendrës së Bashkepunimit Ndër- Fetar Elbasan

Ledian Cikalleshi Myftiu i Korçës

Albi Lushka

Ky grup i pelegrinëve shqiptarë është kontigjent i Ambasadës së Arabisë Saudite të ftuar si miq të mbretit. Ata nisën Ritualin e Haxhit ku ju janë bashkuar afro2 milion Haxhinjëve nga e gjithë bota me thirrjen: Të përgjëroemi ty, o Zot të përgjërohemi”.

Më këtë rast, grupi i xhaxhijve, të ftuarit e mbretit gjejnë rastin të falënderojnë ambasadën e Mbretërisë Saudite, e cila bëri të mundur realizimin e këtij programi të rëndësishëm shpirtëror për ta.

Në kuadër të vizitës së Haxhive, Mbreti Selman në këtë vit ka ftuar nga e gjithë bota 5400 haxhi, me qëllim kryerjen e ritualit të Haxhit.

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit