Ja pse duhet të hani fasule njëherë në javë!

Mos i humb

Studimet kanë treguar se gratë që kanë konsumuar fasule një herë në javë kishin një shans 24 për qind më pak të prekjes nga kanceri i gjirit, sëmundje të zemrës, diabet tip 2, tension të lartë dhe kancerin në zorrën e trashë.

Hulumtimi i fundit është kryer në 120 pacientë që vuajnë nga diabeti tip 2 dhe ka treguar se marrja e rregullt e fasules është një zgjidhje e shkëlqyer për uljen e presionit të gjakut. Fasulet parandalojnë një rritje të shpejtë të glukozës në gjak pas një vakti.

Fasulet përmbajnë shumicën e aminoacideve esenciale, në kombinim me drithëra. Përveç proteinave, ato ofrojnë një përmbajtje të lartë të hekurit, kaliumit, kalciumit, magnezit dhe zinkut. Po ashtu, janë një burim i mirë i vitaminës B.

Përmbajtja e lartë e fibrave është përgjegjës për tretje të mirë dhe ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit