Ja pse u shkarkua zv/ministri

Mos i humb

Arbër Vllahiu tregoi pse u shkarkua zëvendësministri Fatir Berzati.

Pas shkarkimit të Fatir Berzatit, zv/ministrit nga komuniteti goran, Arbër Vllahiu, shefi i kabinetit në Zyrën e Kryeministrit Haradinaj tregoi arsyen e këtij veprimi.

Vllahiu tha se shkarkimi është bërë me kërkesë ë subjektit politik të cili i takon zv/ministri.

“Vendimi është marrë në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore dhe me kërkesë te subjektit politik të cilit i takon zëvendësministri, si partner koalicioni”, tha Vllahiu për kallxo.com.

Kryeministri Ramush Haradinaj e shkarkoi dje Fatir Berzatin.

Berzati ishte zv/ministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa i takon subjektit të goranëve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit