Ja sa do të jetë paga mesatare mujore në sektorin e tregtisë

Mos i humb

Tregtia është sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve me 16.557 sosh ose 47.7%, pasuar nga shërbimet biznesore dhe shërbimet e tjera me 4.708 ndërmarrje ose 13.6%, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas rezultateve të anketës strukturore të ndërmarrjeve për vitin 2016, të publikuar nga ASK, në vendin e tretë për nga numri i ndërmarrjeve është industria përpunuese (prodhimi) me 4.674 ndërmarrje ose 13.5%, akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 3.621 ose 10.4%.

Ndërtimtaria ka 2.628 ndërmarrje ose 7.6%. transporti dhe magazinimi 1.291 ndërmarrje ose 3.7%, informacioni dhe komunikimi me 849 ndërmarrje ose 2.4%, industria nxjerrëse dhe furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me nga 162 ndërmarrje ose 0.5%, si dhe furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 44 ndërmarrje ose 0.1%.

Numri total i të punësuarve arrin shifrën 156.504, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 54.609 të punësuar ose 34.9%. industria përpunuese (prodhimi) 24.457 ose 15.6%, shërbimet biznesore 18.398 ose 11.8%. ndërtimtaria me 16.687 të punësuar ose 10.7% etj.

Karakteristikë tjetër është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet ku dominojnë tregtia me një pjesëmarrje prej 57.5%, industria përpunuese (prodhimi) 11.9%, ndërtimtaria me 10.5%, kurse sektorët tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit.

Ndërkaq, sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore ajo sillet rreth 359 euro në aktivitetet e përfshira në anketë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit