Ja si e quan Simiç deklarimin e presidentit Thaçi për heqjen e taksës!

Mos i humb

Zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës Igor Simiç, ka thënë se ajo çfarë ka deklaruar Hashim Thaçi, për Washington Post, për mundësinë e heqjes së taksës ndaj Serbisë është vetëm një trillim.

Ai ka kujtuar se të gjithë anëtarët e Qeverisë së Prishtinës kanë votuar pro vendimit për taksën, që janë pjesë e partive në qeverisje.

Sipas tij, taksa nuk do të hiqet vetëm pse ka deklaruar Thaçi, pa partitë e pushtetit.

Poashtu, Simiç ka thënë se “ Dora e djathtë e Hashim Thaçit, Kadri Veseli ka përshëndetur publikisht vendimin e Haradinajt për taksën 30 për qind, por ka kërkuar që Serbisë ti vendoset taksa 100 për qind ”.

Simiq për RTS, ka thënë se po bëhet presion ndaj serbëve. Sipas. Ai ka shprehur shqetësimin e tij edhe për vjedhjet që po bëhen ndaj qytetarëve serb në Kosovë, që sipas tij , pas vënies së taksës është edhe një presion tjetër ndaj popullatës serbe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit