Ja si i përgjigjet Memli Krasniqi Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë!

Mos i humb

Kërcënimi i Listës Serbe se do të bashkëpunojmë me opozitën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, nuk po i bën përshtypje Shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Sipas tij ata e kanë në stil këtë lloj të sjelljes që mendojë se me kërcënimet e tyre do të shantazhojnë qeverinë.

“E para e punës kjo nuk është një sjellje e re e Listës Serbe edhe në Qeverinë e kaluar ku kemi qenë partnerë me LDK-në edhe në këtë qeveri, ata, kanë një stil të tillë të sjelljes kur shprehin një pakënaqësi në lidhje me një zhvillim dhe pastaj mendojnë se përmes tërheqjes së tyre do të shantazhojnë qeverinë” , ka thënë Krasniqi.

Krasniqi në intervistën për “Gazeta Insajderi”, e ka quajtur si të padrejtë sjelljen e tyre sepse ministrat e zëvendësministri i kësaj partie janë duke e vazhduar punën.

“Do të ishte mirë që kur thonë, që, nuk do të jemi pjesë e qeverisë perime mos të bëhet pjesë e qeverisë sepse një gjë është e saktë shantazhet e tyre as nuk i pranojmë as nuk i marrim seriozisht, jo veç të tyre por të askujt”, është deklaruar ai.

Deputeti i PDK-së ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të punojë në varësi të asnjë partie e aq më pak të Listës Serbe.

“Qeveria nuk do të punojë në varësi të tekeve të kujtdo qoftë ne si koalicion PANA të katër partive shqiptare kemi një marrëveshje të Qeverisë të cilën e respektojmë dhe për neve ajo është baza e funksionimit të qeverisë”, tha ai.

Menjëherë pas vënies së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, Lista Serbe e cila është në koalicionin qeveritar, ka thënë se do të mbështesë çdo përpjekje për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit