Ja si mund të shpëtoni nga alergjitë pranverore!

Mos i humb

Keni hundët me sekrecione, sytë që ju kruhen dhe ju lotojnë sytë? Është sezoni i alergjisë. Sipas Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë, alergjitë ndikojnë më shumë se në 50 milionë njerëz. Alergjitë sezonale  shkaktohen nga polena në pemë  barërat e këqija dhe sporet e miellit. Njerëzit me një ndjeshmëri të lartë ndaj këtyre poleneve vuajnë nga simptoma që mund të jenë irrituese. Ka disa zgjidhje që mund t’i bëni në këtë kohë si p.sh:

Uthulla e mollës: Sipas  “Ëellness Mama” ilaçi i të gjithë problemeve është uthulla e mollës. Ajo funksionon sepse zvogëlon prodhimin e mukozës dhe pastron sistemin limfatik. Për të provuar këtë ilaç në shtëpi, pini një gotë të plotë me ujë me një lugë çaji me uthull organike. Pini këtë tri herë në ditë.

  1. Hani ushqime pikante: piper të kuq, mustardë, xhinxher janë disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë që t’ju lirohen hundët. Janë një zgjidhje e natyrshme dhe e shijshme për hapjen e enëve të gjakut në membranat e hundës dhe pasazheve të ajrit.
  2. mjalti: Kur bletët polenizojnë bimët, ata marrin spore të polenës. Këto spore polene gjenden në mjaltin e prodhuar nga bletët. Kur konsumoni sporet e polenave në formën e mjaltit, ju jeni në të vërtetë duke marrë një vaksinë alergjie kundër pelenave.
  3. Hani më shumë peshk: Acidet yndyrore Omega-3 kanë provuar të jenë efektive në zvogëlimin e simptomave të alergjisë, sipas “The Ëeather Channel.” Një studim suedez i botuar në revistën “Allergy” zbuloi se fëmijët që konsumojnë peshk janë me rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve alergjike dhe janë më pak të ndjeshme ndaj llojit të alergjive sezonale që vijnë nga polena.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit