Jahjaga: Është fatkeqësi që gruaja në Kosovë nuk ndihet e sigurt

Mos i humb

Është fatkeqësi e madhe që institucionet tona ende nuk po arrijnë t’i sjellin para drejtësisë kryesit e vrasjes ndaj gruas, dhe është fatkeqësi që ende gruaja në Kosovë nuk ndihet e sigurtë, kështu tha ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në konferencen e mbajtur me temën “Drejtësia për gratë e vrara në aktet e dhunës në familje”.

Në këtë konferenc është folur për gratë e vrara si rezultat i dhunës që janë ushtruar ndaj tyre, ku vetëm gjatë viteve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar 18 mijë raste të dhunës ndaj gruas.

Atifete Jahjaga, e cila foli për temën në fjalë, gjatë fjalimit të saj shprehi mllefin e madh ndaj institucioneve të vendit për mosinteresimin e duhur ndaj kësaj qështje shumë prekëse të shoqërisë.

“Ndihem e zhgënjyer nga institucionet që nuk po arrijnë t’i sjellin para drjetësisë kryesit e këtyre veprave,dhuna dhe vrasja e gruas. Eshtë fatkeqësi që ende duhet të diskutojmë tema të tilla. Është fatkeqësie e madhe  që ende gruaja në Kosovë nuk ndihet e sigurt, është fatkeqësi edhe më e madhe që çdo vit ka dhunë ndaj grave. Njohim shumë raste ku dhuna në familje mori një epilog të tmerrshëm  të grave të nënave të motrave tona. Sa herë duhet që gruaja të kërkoj ndihmë nga institucionet tona derisa sistemi jonë i drejtësisë të merret me rastin? ”, u shpreh Jahjaga

Ndër të tjera ai shtoi duke thënë se sistemi i drejtësisë duhet të jetë i drejtë dhe i paanshëm dhe të punoj në zgjjidhjen e rasteve. Gjithashtu Jahjaga bëri thirrje për bashkëpunim drejt largimit të këtij fenomeni nga shoqëria jonë.

“Sistemi ynë i drejtësisë duhet të jetë i pakompromis të siguroj që fëmijët tanë të jetojn larg dhunës. Gruaja është shtylla e një shoqërie të shëndoshë. Le të punojmë së bashku që t’i japim fund njëherë e përgjithmon që gratë të jetojnë në familjet e tyre në shoqërin e tyre”, shtoi Jahjaga.

Ndërsa zv.kryeprokurorja e shtetit Sevdie Morina, tha se në Kosova ka shumë raste të tilla e që ku më së shpeshti viktimat janë gratë për shkakë të rrethanave të ndryshme.

“Dhuna në familje është problem global, ka shumë rrethana qe nuk i lejon të thërrasin për ta  lajmëruar rastin. Vrasjet e grave janë të shpeshta dhe kryesisht bëhen nga partenerët e tyre intim. Në Kosovë ndodhin shumë raste. Shumica e rasteve janë nga burrat, sepse ato konsiderohen prona të partnerëve të tyre”, tha Morina.

Gjithashtu ajo tregoi për punën që po bëhet nga ky institucion, ku me theks të veqantë përmendi specializimin e disa prokurorëve.

“Disa hapa konkret qe i kemi marr si prokurori është për tu vlersuar, e kemi nxjerr një doracak, i kemi specialize disa propukuror , na kan mbete vetëm gjyqtarët, por është e rëndësishme që edhe shoqria të punoj në këtë drejtim”, shtoi Morina./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit