Japoni, autoritetet kryejnë bastisje në selinë e Amazon-it

Mos i humb

Autoritetet japoneze kanë kryer bastisje në filialin e gjigantit amerikan të tregtisë elektronike Amazon në Japoni me arsyetimin se ka shkelur ligjet e antitrustit.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, operacioni është ndërmarrë nga zyrtarët e Komisionit të Tregtisë së Lirë të Japonisë në selinë e Amazonit në kryeqytetin Tokio.

Kontrolli ndaj kompanisë është bërë pa paralajmërim, pasi, siç thuhet, ajo akuzohet për shkelje të ligjeve të antitrustit duke ngarkuar ndaj furnizuesve koston e uljes te prodhimet e shitura.

Autoritetet japoneze kanë akuzuar kompaninë se ka kërkuar pagesa të këtilla nga furnizuesit që nga muaji i kaluar, duke shtuar se do të realizojnë bashkëpunim të plotë me komisionin.

Furnizuesit japonezë supozohet se kanë zbatuar këto kërkesa të kompanisë në mënyrë që të mund të vazhdojnë ta përdorin rrjetin e gjerë të shitjes të Amazonit.

Përveç produkteve të saj, kompania Amazon shet edhe prodhimet e kompanive të tjerë që përdorin platformën e saj duke paguar kosto të caktuar.

Kompania ishte subjekt i një aksioni inspektues edhe në vitin 2016 për firmosjen e një marrëveshjeje me furnizuesit në kundërshtim me ligjet e antitrustit ndërsa hetimi kishte përfunduar pasi Amazon kishte përmirësuar pikat e marrëveshjes./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit