Japoni, ende ekziston kërcënimi i sigurisë nga Koreja e Veriut

Mos i humb

Qeveria japoneze paralajmëroi se edhe përkundër takimit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut ende ekziston.

Agjencia e lajmeve Kyodo njoftoi se në seancën e Qeverisë së Japonisë është miratuar një raport për mbrojtjen, ku thuhet se ende janë të pranishme paqartësitë sa i përket situatës së sigurisë në rajon, përkundër bisedimeve diplomatike me Korenë e Veriut lidhur me armët bërthamore.

Më tej theksohet për një rritje të aktivitetit ushtarak i cili mund të rrezikojë sigurinë e rajonit të Azisë dhe Paqësorit pa treguar qartë emrin e vendit.

Teksti gjithashtu thekson se programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut janë “një kërcënim serioz dhe kërcënues ndaj sigurisë kombëtare të Japonisë”.

Gjithashtu theksohet se Japonia ka përshtatur metodat e mbrojtjes kombëtare dhe programin afatmesëm të mbrojtjes në një mënyrë ku përshkruajnë kërcënimin nga Koreja e Veriut.

Po ashtu janë shprehur edhe shqetësime rreth Kinës, e cila ka rritur buxhetin për qëllime ushtarake, si dhe aktivitetet ajrore dhe tokësore./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit