Japoni, gjendje e jashtëzakonshme në 7 prefektura për shkak të COVID-19

Mos i humb

Japonia sot ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të paktën 7 provinca, për herë të parë në historinë e vendit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga kryeministri, Shinzo Abe do të aplikohet në kryeqytetin e vendit, Tokio si dhe në Osaka dhe 5 prefektura të tjera deri më 6 maj.

“Vendosa të shpall gjendje të jashtëzakonshme sepse kemi arritur në një pikë në të cilën përhapja e infeksioneve është bërë e shpejtë në të gjithë vendin dhe po kërcënon të ketë ndikim të rëndë në jetën e njerëzve dhe ekonominë”, citoi Kyodo kryeministrin Abe.

Japonia ka shënuar 92 vdekje dhe mbi 3.900 raste me koronavirus. 

Masat e reja do t’i fuqizojnë qeveritarët lokalë të ndërmarrin hapa më të fortë parandalues, duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kufizojnë funksionimin e shkollave dhe lehtësira tjera.

Shkelësit e urdhrit nuk do të përballen me ndëshkim ligjor.

Muajin e kaluar, Parlamenti i Japonisë miratoi ndryshimet e ligjit që i dha fuqi kryeministrit Abe të shpallte emergjencë nëse COVID-19 vazhdon të përhapet.

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit