Japoni, mbi 300 të vdekur për një muaj nga i nxehti dhe fatkeqësitë

Mos i humb

 

Mbi 300 persona në muajin korrik e kanë humbur jetën në Japoni si pasojë e fatkeqësive të shkaktuara nga kushtet e këqija atmosferike.

Autoritetet zyrtare përgjegjëse për menaxhimin e katastrofave në vend njoftuan se 222 persona kanë humbur jetën vetëm nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet intensive që përfshinë vendin në dy javët e para të muajit.

Zyrtarët po asht utheksuan se afër 100 persona humbën jetën nga probleme shëndetësore të lidhura me temperaturat ekstreme, të cilët kaluan në mbi 40 gradë celsius.

Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar Agjencinë për Menaxhimin e Zjarreve dhe Katastrofave, tha se 125 persona humbën jetën nga temperaturat e e larta në vend nga 30 prilli deri më 29 korrik, duke shtuar se mbi 57.500 persona kanë pranuar ndihmë mjekësore për shkak të goditjes nga dielli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit