Japoni, rritet në 68 numri i të vdekurve nga tajfuni Hagibis

Mos i humb

Numri i të vdekurve si pasojë e tajfunit Hagibis, i cili në fundjavë përfshiu gjashtë rajone në Japoni, është rritur në 68.

Sipas të dhënave të përpiluara nga agjencia e lajmeve Kyodo, gjithsej 68 persona kanë humbur jetën deri më tani nga fatkeqësitë dhe aksidentet e shkaktuara nga tajfuni.

Ekipet e mbrojtjes civile, policia dhe zjarrfikësit njoftuan se mbi 100 persona janë lënduar në zonat e prekura, ndërsa 15 të tjerë trajtohen si të zhdukur dhe aktivitetet për gjetjen e tyre janë duke vazhduar.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Infrastrukturës, për shkak të tajfunit tek 47 lumenj është shkatërruar argjinatura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit