Japonia ka përgatitur pakon më të madhe të stimujve ekonomikë në botë

Mos i humb

Sipas mediave japoneze, buxheti shtesë rekord u miratua nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë ndërmarrjet e ekonomisë së tretë botërore e cila po përballet me probleme për shkak të krizës globale të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri(COVID-19).

Qeveria ka siguruar nga buxheti edhe 31,9 trilionë juan të cilat janë destinuar për pakon stimuluese me vlerë 117 trilionë juan, apo një trilion dollarë, me të cilat do të sigurohet ndihmë për ekonominë e vendit.

Kjo është pakoja më e madhe stimuluese në botë, me vlerë rreth 2,18 trilionë dollarë, për ekonominë e goditur nga koronavirusit, sepse Tokio tashmë ka shpenzuar rreth një trilion dollarë për të zbutur pasojat ekonomike të pandemisë.

Pakoja totale do të arrijë deri në 40 për qind të produktit të brendshëm bruto të vendit.

Abe deklaroi se bonot shtetërore do të lëshohen për financimin e shtesës së dytë buxhetore për vitin fiskal aktual që përfundon në mars të vitit 2021.

Qeveria shpreson se buxheti do të miratohet edhe nga parlamenti deri më 12 qërshor.

Japonia deri më tani ka regjistruar 16.623 raste me 846 vdekje nga koronavirusi.

Më 25 maj Japonia hoqi gjendjen e jashtëzakonshme, e cila u vendos me qëllim të parandalimit të përhapjes së koroanvirusit. Qytetarët u lejuan që të dalin lirshëm, kurse ndërmarrjet mund të vazhdojnë punën normalisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit