Japonia ndaloi hyrjet në vend nga SHBA, Kina, Koreja e Jugut dhe Evropa

Mos i humb

Japonia në kuadër të masave kundër pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19) do të ndalojë hyrjen e udhëtarëve nga SHBA, Kina, Koreja e Jugut dhe shumicën e shteteve evropiane, (AA).

Sipas lajmeve në mediat lokale, ministri i Jashtëm Motegi Toshimitsu, në një konferencë për media njoftoi se është zgjeruar lista e vendeve ndaj të cilëve do të zbatohet ndalesë për hyrje.

Ai tha se udhëtarët që kanë vizituar SHBA-të, Kinën, Korenë e Jugut dhe gati të gjitha shtetet evropiane në 14 ditët e fundit, nuk do të mund të hyjnë në Japoni.

Me këtë numri i vendeve të ndaluara për hyrje në vend arriti në 73.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit