Japonia, ndihmesë për pastrimin e parqeve të Tiranës

Mos i humb

Projekti i gjelbërimit dhe krijimit të parqeve të reja kërkon dhe pastrimin e herëpashershëm të tyre dhe për këtë është nënshkruar marrëveshje me Japoninë e cila do të mundësojë shtimin e mjeteve dhe pajisjeve për pastrimin e tyre.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi qeverinë japoneze për këtë mbështetje.

“Më vjen mirë që nga kjo marrëveshje marrim një donacion shumë të vyer për Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, si ndihmë për shtimin e pajisjeve, koshat dhe një sistem të modernizuar të pastrimit për parqet e Tiranës. Vlerësimi më i mirë për parqet e Tiranës nuk vjen nga unë si kryetar bashkie, por nga ata që janë të huaj, që e vënë re cilat janë agjencitë e bashkisë që performojnë më mirë dhe duan të bashkëpunojnë me më të mirët. APR është një histori suksesi e Bashkisë së Tiranës dhe më vjen mirë që falë këtij donacioni do ta ketë pak më të lehtë punën”, shtoi Veliaj.

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, vlerësoi punën që po bën Bashkia e Tiranës për krijimin e Pyllit orbital, ndërsa u shpreh se projekti mundëson përmirësimin e mjedisit në qytet.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi gjithashtu faktin se donacioni i parë i Ambasadës së Japonisë në nivel lokal i është besuar Bashkisë Tiranë, duke mbjellë fillimisht qershi japoneze në Parkun e Tiranës dhe duke kontribuuar tashmë edhe me mjete pastrimi.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Japoninë do të vazhdojë edhe më tej për të shfrytëzuar përvojën e saj për zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit