Japonia teston me sukses makinën fluturuese elektrike

Mos i humb

Një kompani japoneze ka testuar për here të pare me sukses një makinë fluturuese.
Sky Drive Inc. zhvilloi testimin e saj në 25 gusht, tha kompania në një njoftim për shtyp, në Toyota Test Field, një nga më të mëdhatë në Japoni dhe kompania bazë e zhvillimit të makinave.
Makina, e quajtur SD-03, e drejtuar me një pilot, u ngrit dhe fluturoi për rreth katër minuta.
“Jemi të lumtur që e kemi arritur për herë të parë në Japoni zhvillimin e një makine fluturues, prej se e kemi themeluar SkyDrive”, tha shefi ekzekutiv, Tomohiro Fukazawa.
“Ne duam ta bëjmë të mundshëm një makinë fluturuese që në të ardhmen të shërbejë si transport i sigurt në shoqëri”, u shpreh ai.
SD-03 është automjeti më i vogël elektrik dhe fluturues në botë e zë hapësirën e rreth dy makinave të parkuara, sipas kompanisë. Ka tetë motorë për të siguruar “sigurinë në situata emergjente”.
Prodhuesit shpresojnë që ta kenë gati për shitje në seri brenda vitit 2023.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit