Jashari: Nga sot frymojmë më lehtë sepse i kemi të gjithë heronjtë bashkë në Marinë

Mos i humb

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka hapur ceremoninë e inaugurimit të kompleksit memorial të 17 heronjve dhe dëshmorëve në Marinë.

Në fjalimin e tij, Jashari ka thënë se është i lumtur që nga sot të gjithë dëshmorët janë në një vend së bashku dhe aty ku e meritojnë.

Sipas tij, nga tani të gjithë do të marrin frymë më lehtë kur e dinë se të rënët në luftë pushojnë në atdhe.

Më poshtë një pjesë nga fjalimi i Jasharit:

Sot marina po e bart peshën e dhimbjes dhe krenarisë sonë që nga kjo tokë do ti bëjnë roje atdheut, lirisë e ndërgjegjes sonë

Për mua ishte detyra ime e parë të përkujdesem për ata që dhanë më së shumti për këtë tokë, prandaj me të marr detyrën e të parit të komunës filluam me rivarrimin e dëshmorëve për në Marinë.

Unë s’mund të lejoja që në shënimin e ditës së pavarësisë dhe epopesë të vendosim lule në vende ku nuk lexohej emri në dërrasat e drurit.

Tani pas 20 viteve këta heronj dhe dëshmorë të lirisë do të pushojnë përjetësisht në vendin e tyre, në kompleksin memorial këtu në Marinë.

Prej sot e kemi më të lehtë frymëmarrjen sepse po e kurorëzojmë një detyrim të shenjtë ndaj dëshmorëve.

Nga sot familjet tona do të jenë bashkë duke vënë kurora me lule kudo që janë dëshmorët e heronjtë tanë, në Prekaz, Marinë, Reçak, Mitrovicë, Prishtinë etj, sepse ata ishin bashkë që ne të jemi të lirë e të bashkuar.

Sot Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi së bashku me 155 dëshmorë tjerë pushojnë në kompleksin memorial në Marinë.

Kjo nismë e imja s’ishte e lehtë, prandaj falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan, në veçanti familjarët e dëshmorëve me të cilët ndamë dhimbjen dhe krenarinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit