Jeff Bezos premton 10 miliardë dollarë kundër ndryshimeve klimatike

Mos i humb

Drejtori i përgjithshëm i gjigantit të tregtisë elektronike “Amazon”, Jeff Bezos, premtoi donacion prej 10 miliardë dollarë për luftën kundër ndryshimeve klimatike, (AA).

“Unë dua të punoj përkrah të tjerëve si për të forcuar mënyrat e njohura dhe për të eksploruar mënyra të reja të luftimit të ndikimit shkatërrues të ndryshimit të klimës në këtë planet që ne të gjithë e ndajmë”, tha ai të hënën përmes Instagramit.

“Iniciativa ime do të financojë shkencëtarë, aktivistë, organizata joqeveritare dhe aktivitete të tjera për mbrojtjen e natyrës”, tha Bezos, duke theksuar se Toka mund të shpëtohet me një bashkëpunim të kompanive, shteteve, organizatave globale dhe individëve.

“Marrë përsipër 10 miliardë dollarë për të filluar dhe do të fillojë lëshimin e granteve këtë verë. Toka është e vetmja gjë që ne të gjithë kemi të përbashkët, le ta mbrojmë së bashku”, tha Bezos.

Sipas revistës “Forbes” me qendër në SHBA, Bezos është personi më i pasur në botë me një pasuri personale prej 131 miliardë dollarësh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit