Jelekët e verdhë bllokojnë rrugët në Belgjikë

Mos i humb

“Jelekët e verdhë” dje në orët e natës kanë mbyllur rrugët në rajonin e Valonisë në Belgjikë.

Bëhet fjalë për rrugët në afërsi të kufirit me Francën në qytetin Hainaut në këtë rajon, njoftoi media belge.

Policia federale bëri të ditur se në orët e mëngjesit është intervenuar dhe se të gjitha rrugët, me përjashtim të autostradës “E19” që çon në Francë, janë hapur për qarkullim.

Nga ana tejtër, siç thuhet, një grup plaçkitësish janë futur në mesin e jelekëve të verdhë dhe e kanë djegur një kamion të parkuar pasi fillimisht e kanë plaçkitur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit