“Jelekët e verdhë” kanë vërshuar edhe Belgjikën; “Revolucioni Francez” po përhapet në gjithë Europën!

Mos i humb

Jelekët e verdhë” në Belgjikë kanë mbyllur autostradën që çon për në Francë, ndërkaq policia ka ndaluar rreth 50 persona në Bruksel.

BRUKSEL – “Jelekët e verdhë” në Belgjikë kanë mbyllur autostradën që çon për në Francë, ndërkaq policia ka ndaluar rreth 50 persona në Bruksel.

“Jelekët e verdhë” protestojnë kundër kushteve të përkeqësuara ekonomike dhe rritjes së taksave të derivateve, duke vendosur barrikadë në autostradën E-40 në mes të Belgjikës dhe Francës.

Ndërsa në Bruksel policia para fillimit të protestave të “jelekëve të verdhë” ka ndaluar dhjetëra persona.

Zëdhënësi i policisë së Brukselit, Ilse Van de Keere njoftoi se në rajonin Schuman ku ndodhet stacioni qendror i trenave dhe institucionet e BE-së, janë ndaluar afro 50 persona.

Policia e Brukselit ka marrë masa të gjera të sigurisë në qendrën e qytetit dhe në rajonin Schuman ku ndodhet selia e Komisionit Europian dhe Këshilli i BE-së./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit