“Jelekët e verdhë” shndërrohen në parti politike

Mos i humb

Nisi si lëvizje mbarë popullore për të shprehur zemërimin e qytetarëve për reformat e qeverisë në Francë.

Por tashmë “Jelekët e Verdhë” po shkojnë drejt një orientimi tjetër.

Zhaklin Murad, përfaqësuese e krahut liberal të lëvizjes, njoftoi se ka nisur puna për krijimin e një partie politike.

Objektivi i këtij subjekti të emërtuar “Lëvizja Emergjente”, është një reformë e madhe fiskale dhe “rikthimi I rendit social” në agjendën politike.

Një sondazh I kryer së fundi tregoi se nëse Jelekët e Verdhë do të merrnin pjesë në zgjedhje në Francë, do të arrinin deri në 13% të votave.

Jelekët e Verdhë janë mbështetur mesatarisht nga 70% e popullsisë në të gjitha protestat e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit