Jemen, forcat qeveritare rimarrin pozitat nga rebelët Huthi

Mos i humb

 

 

Forcat qeveritare njoftuan se kanë rikthyer pozitat në luftime me rebelët Huthi në bastionin e tyre në provincën veriore Saada.

Forcat e ushtrisë kanë rimarrë tetë pozita ushtarake në Saada pas përleshjeve vdekjeprurëse me rebelët Huthi, njoftoi faqja e internetit “September Net”, duke cituar një burim ushtarak.

Burimi theksoi se disa rebelë u vranë dhe u plagosën në përleshje, pa dhënë detaje të tjera.

Nuk ka asnjë deklaratë nga grupi Huthi lidhur me këto pretendime.

Saada është bastioni kryesor i grupit shiit Huthi, i cili mori pjesën më të madhe të Jemenit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Sanaa, në vitin 2015, duke detyruar qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të ikte në Arabinë Saudite.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit