Jemen, në konflikte humb jetën një gazetar

Mos i humb

Njoftohet se ka humbur jetën një gazetar teksa ndiqte konfliktet mes forcave të ushtrisë dhe rebelëve Huthi në rajonin Bejda të Jemenit.

Abdurrahman el-Muradi, zëdhënësi i qendrës ushtarake Bejhan të forcave të qeverisë, për AA theksoi se “gazetari Ahmed el-Misabi, i cili në të njëjtën kohë është edhe zëdhënës i Forcave të Rezistencës Popullore (FRP), ka humbur jetën teksa ndiqte konfliktet në lagjen Melaxhim”.

Duke bërë të ditur se el-Misabi bashkë me disa ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve artilerike, el-Muradi theksoi se në rajonin Bejda po ndodhin konflikte të ashpra që nga orët e para të mëngjesit dhe se forcat e qeverisë kanë siguruar kontrollin në zona të mëdha në Melaxhim.

Misabi i cili ishte zëdhënës i FRP-së dhe drejtor i qendrës së saj mediatike në provincën jugore Shabwa, përcillte zhvillimet dhe konfliktet me institucionet e shtypit për rajonet Marib, Shabwa dhe Bejda.

Sipas një raporti, të publikuar muajin e kaluar nga Observatori i Lirisë së Shtypit të Qendrës për Kërkime dhe Informacioneve Ekonomike (SEMC), mësohet se në Jemen janë vrarë tetë gazetarë në gjysmën e parë të vitit dhe se shumë shkelje janë shënuar kundrejt gazetarëve.

Në Jemen ku për një kohë të gjatë mbizotëron destabiliteti, përjetohen konflikte mes rebelëve Huthi dhe forcave të qeverisë legjitime. Rebelët Huthi që prej shtatorit 2014 e deri më tani kanë marrë nën kotroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera. Ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që prej marsit 2015 ofrojnë mbështetje ndaj qeverisë së Jemenit kundër Huthit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit