Jemi në kushtet e mosfunksionimit të parlamentit/ Gjata: Ja pse Meta nuk e shpërndau kur iku opozita…

Mos i humb

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i ftuar në FaxNews, për të folur për projektin e Unazës së Re, si dhe aktualitetin politk.

Gjata tha se nuk ka asnjë projekt për Unazën e Re ndërsa theksoi se për këtë projekt nuk rezulton të ketë një propozim nga ana e ndonjë topografi. Ai theksoi se prokuroria nuk po punon pasi nuk po e lejon politika. Gjithashtu, Gjata foli edhe për përplasjen e Presidentit Ilir Meta me kreun e KED Ardian Dvorani, ku tha se sjellja e Dvoranit solli përplasjen e pashmangshme me Presidentin.

Gjithashtu, sekretari për Çështjet Ligjore në PD tha se jemi në kushtet ligjore të shpërndarjes së Parlamentit, por Meta nuk ka bërë shpërndajen që kur iku opozita, pasi nuk donte ti vinte benzinë zjarrit.

“Nuk ka projekt fare, nuk ka asnjë topograf. Nuk është projekt ai projekti 3D. Salillari është nën hetim për njërin Lot por del që ka fituar Lotin tjetër. E thënë nga unë, nëse i futemi ligjërisht, do të gjejmë jo një por shumë parregullësi.

Prokuroria ka nisur hetimet për njërin lot, dhe i pezulloi hetimet. Kërkoj që të bëhet sërish e njëjta gjë edhe për lotin tjetër. Prokuroria nuk punon se nuk e lejon politika. E vetmja gjë që bën Prokuroria, thërret Lulzim Bashën për skandalet që plasin nëpër media.”

Pyetje: Kemi përplasjen e Metës me Dvoranin, ku ka patur edhe një kallëzim, a kemi të bëjmë me një të vërtetë ?

Çlirim Gjata: Presidenti nuk thotë kot, që do e çoj në prokurori se ka probleme. Presidenti po bën balancën, pasi nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë. Sjellja e Dvoranit solli përplasjen e pashmangshme me Metën. Ka të drejtë Presidenti, pasi ka shpërdorim detyre. Ndërsa Komisioni Hetimor që kërkon zgjatje hetimesh, është e qartë që nuk kanë asnjë provë për Presidentin. Nuk do të nxjerr asnjë provë kundër Ilir Metës Komisioni.

Pyetje: A jemi në kushtet ligjore për shpërndarjen e Parlamentit?

Çlirim Gjata: Po, po jemi. Madje ka rënë Parlamenti pasi nuk ka 140 emra. Që këtu duhej bërë shpërndarja e tij. Por Meta nuk e bëri shpërndajen pasi nuk donte ti vinte benzinë zjarrit. Meta po tregohet presidencial, pasi vendi është në krizë të rëndë. E kuptoni çfarë po ndodh këtu? U qëllua në mes të ditës, një prokuror Arjan Ndoji, i cili pak ditë më parë u kërcënua nga Kryeministri. Policia nuk i afrohet “kokave” të mëdha të krimit dhe ky Parlamenti që nuk quhet më Parlament.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit