Jepet alarmi/ Irani ka filluar përdorimin e centrifugëve për pasurimin e uraniumit

Mos i humb

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara thotë se Irani ka filluar përdorimin e centrifugave të përparuara për të pasuruar uranium, në shkelje të një marrëveshje historike me fuqitë botërore.

Në një raportin e publikuar nga Agjencia Franceze e Lajmeve dhe Reuters, thuhet se në centrifugat e përparuara në objektin e quajtur “Natanz” në Iran “ishte grumbulluar apo po përgatitej për t’u grumbulluar uranium i pasuruar”.

Raporti thotë gjithashtu se Irani synon të përdorë më shumë centrifuga të përparuara sesa kishte bërë të ditur më parë,-shkruan voa.
Ky zhvillim shkel një marrëveshje historike mes fuqive botërore të arritur në 2015 e cila i vendos kufizime programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Marrëveshja e lejon Iranin që vetëm të grumbullojë uranium të pasuruar në centrifugat e gjeneratës së parë.

Raporti është zhvillimi më i fundit në një seri shkeljesh nga ana e Iranit që nga koha kur Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja, në vitin 2018 dhe rivendosi një sëri sanksionesh.

Vendet që vazhdojnë të jenë pjesë e marrëveshjes, Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia, janë përpjekur të ruajnë paktin.

Të mërkurën zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rabiei tha për televizionin shtetëror se Teherani është i gatshëm të sigurojë palët se nuk do të vazhdojë prodhimin e armëve bërthamore dhe se do të pranojë ndryshime në marrëveshje, nëse SHBA rikthehet tek marrëveshja dhe heq sanksionet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit