Jeta e britanikëve u përkeqësua pas votimit “pro” brexit

Mos i humb

Që nga votimi i 2017-ës, kur britanikët i thanë “po” daljes nga Bashkimi Europian, në jetën e qytetarëve anglezë janë përkeqësuar disa indekse bazë. Kështu, në prag të referendumit nivelet e ankthit u rritën, dhe kulmuan në fund të shtatorit 2017. Pra, nga të dhënat e publikuara nga Zyra Statistikore Kombëtare në Britani, bëhet me dije se pas 6 vitesh nivel të mirë jetëse, qytetarët pësuan ndryshime rrënjësore pas referendumit.

Votimi në referendum për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e anglezëve. Sipas të dhënave të Zyrës për Statistika Kombëtare bëhet e ditur se përpara votimit jeta në Britani po përmirësohej.

Deri në vitin 2016, njerëzit në Britani u ndien mesatarisht më mirë për jetën e tyre, duke gëzuar shëndet më të mirë mendor, duke u ndier më pak të vetmuar dhe më të lidhur me fqinjët e tyre.

Zyra për Statistikat Kombëtare ka arritur në përfundimin se për të gjitha këto masa, mes viteve 2011-2016, gjërat po përmirësoheshin dhe lumturia e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar ishte në përputhje me atë të fqinjëve të saj të Bashkimit Europian.

Por gjithçka duket se u përmbys që pas votës pro “Brexit”. Që nga fundi i vitit 2017, indeksi i mënyrës së të jetuarit është ulur ndjeshëm për qytetarët britanikë.

Nivelet e ankthit u rritën në prag të referendumit dhe vazhduan të tilla duke kulmuar në fund të 2017-ës.

Në pranverë të vitit 2018, njerëzit patën besim tek ushtria, policia dhe gjykatat më shumë se BE, qeveria dhe parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë, sipas votimit, në 29 mars do të aktivizojë procesin e largimit nga Bashkimi Europian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit