Jo të gjithë e duan Putinin në Serbi, ja me çfarë mesazhi e presin

Mos i humb

Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV) dhe Partia e Vojvodinës (VP) kanë shkruar një mesazh për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili do të vij në Serbi të enjten.

“Serbia nuk është Rusi”, është mesazhi që kanë varur në një nga autostradat e Beogradit ku presidenti rus do të kalojë.

Mesazhi është shkruar në gjuhën ruse dhe të dy partitë kanë vendosur edhe logot e tyre.

Presidenti i Federatës ruse, pritet nesër të arrijë në Serbi, ku do të takohet me presidentin serb Aleksander Vuçiq, shkruan klan kosova. Ndryshe shteti serb ka përgatitur një pritje me shumë forca të sigurisë për Putinin në mënyrë që të parandalojnë ndonjë sulm të mundshëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit