Jo vetëm në rrugën e kombit, taksë edhe në autostradat e Kosovës

Mos i humb

Reagime të mëdha në Kosovë ka pasur aplikimi i taksës në “Rrugën e Kombit” nga shteti shqiptar.

Kostoja e papërballueshme, jo rrallë herë kishte shkaktuar pakënaqësi jo vetëm tek kosovarët, mirëpo edhe tek shtetasit e veriut të Shqipërisë.

E kosovarët së shpejti do të paguajnë biletë edhe për autostradat në territorin e Republikës së Kosovës.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga ministria e Infrastrukturës. Zëvendësministri, Rexhep Kadriu thotë se aplikimi i taksës në autostradat e Kosovës nuk pritet të fillojë këtë vit.Siç thotë ai, fillimisht duhet të kryhet studimi i fizibilitetit.

“Jemi duke punuar në studimin e fizibilieteti në vendosjen e biletave për pagesë të autostradave. Faktikisht nuk do të ndodh këtë vit, vitin e ardhshëm të shohim se deri ku po mbërrijmë në këtë situatë me kry studimin e fizibilitetit dhe me pa sa do të jetë kostoja”, thotë ai. Sidoqoftë, nga ministria e Infrastrukturës premtojnë se kostoja nuk do të jetë sa ajo e “Rrugës së Kombit”.

Sipas tyre, do të shkohet me kosto minimale për mbulimin e shpenzimeve të mirëmbajtjes.

“Kurrsesi nuk do të jetë sa e Rrugës së Kombit, ne do të shkojmë me kosto minimale sa të mbulojmë shpenzimet e mirëmbajtjes”, thotë Kadriu, shkruan lajmi.net. Taksa në “Rrugën e Kombit”, si efekt zingjiror ka shkaktuar edhe rritjen e çmimit të biletave të udhëtimeve nga Kosova në Shqipëri. Lidhur me këtë, para disa ditësh ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.Sipas tij një taksë e tillë është ndëshkim për kosovarët, dhe si e tillë duhet të hiqet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit