Johannes Hahn për vizitë dyditore në Maqedoni

Mos i humb

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni në kuadër të së cilës do të ketë takime politike dhe me përfaqësues të sektorit qytetar.

Hahn siç u konfirmua deri tani zyrtarisht, do të ketë takime me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me liderët e BDI-së Ali Ahmeti, të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe të Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela, njofton MIA.

Në kuadër të vizitës, eurokomisari do të takohet edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Vizitën në Shkup, eurokomisari Hahn e paralajmëroi javën e kaluar në Twiter pas takimeve në Bruksel me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

“Me padurim e pres vizitën time në Shkup, javën e ardhshme, në kuadër të së cilës do të realizoj takime politike, por edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile”, publikoi Hahn.

Ai në twiter si të shkëlqyeshëm e vlerësoi takimin me Osmanin dhe Dimitrovin.

“Besoj se Qeveria do ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe se do t’i shohim rezultatet nga reformat e mëtejshme deri nga fundi i vitit. Për këtë nevojitet bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike, duke përfshirë edhe opozitën”, tha Hahn./KP/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit