Johnson dhe Merkel bisedojnë për marrëdhëniet pas Brexit dhe për Libinë

Mos i humb

Në një deklaratë nga Zyra e kryeministrisë britanike thuhet se Johnson dhe Merkel zhvilluan një bisedë telefonike.

Liderët u fokusuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjen e koronavirusit përfshirë edhe punimet për gjetjen e vaksinës.

Johnson ka ripërsëritur angazhimin e tij për të vazhduar punën për të arritur një marrëveshje të hershme në bisedimet lidhur me marrëdhëniet pas Brexit-it dhe ka vënë theksin se në rast të një marrëveshjeje, Britania e Madhe është e gatshme të ndahet nga Bashkimi Evropian (BE) në kushtet e Australisë.

Johnson dhe Merkel kanë diskutuar mbi shqetësimet në çështjen e aneksimit të territoreve të Palestinës nga ana e Izraelit ndërsa kanë premtuar që të dyfishojnë përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje të negociuar në Libi.

Marrëdhëniet pas Brexit-it

Britania e cila u nda nga BE-ja më 31 janar, po zhvillon bisedime gjithëpërfshirëse në çështjen e marrëdhënieve dypalëshe kryesisht mbi tregtinë.

Pavarësisht se në kuadër të marrëveshjes së ndarjes palët duhet të merrnin vendim deri në fund të qershorit për zgjatjen e procesit të bisedimeve dhe periudhës së tranzicionit, thuhet se në bisedime nuk është arritur ende ndonjë përparim.

Zyrtarët britanikë, pavarësisht kundërshtimeve të BE-së këmbëngulin për mos-zgjatjen e periudhës së tranzicionit dhe për përfundimin e bisedimeve deri në fund të 2020.

Nëse mes palëve nuk arrihet marrëveshje, marrëdhëniet tregtare mes dy palëve pas 31 dhjetor 2020 do të zhvillohen sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Situata e pëshkruar nga kryeministri Johnson si “kushtet e Australisë”, i referohet në masë të madhe një ndarjeje pa marrëveshje.

Australia nuk ka marrëveshje tregtare gjithëpërfshirëse me BE-në dhe pjesa më e madhe e tregtisë mes dy palëve bëhet sipas rregullave të OBT-së me përjashtim të disa produkteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit