Jorida Tabaku: Detyrimet e prapambetura ndaj biznesit, dështimi kuptimplotë i kësaj qeverie

Mos i humb

“Jam dakord me Ilir Metën”, reagon Rama: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën si Vjosën kur ishte zv.shef i qeverisë...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir meta për Lumin Vjosë, ku ky i fundit theksoi se e ardhmja...

Referendum/ Italianët votojnë për të ulur numrin e ligjvënësve në Parlament

Për të parën herë që nga rënia e fashizmit në Itali, vendi po përballet me një referendum të diskutueshëm kushtetues, në një...

Biskota me Kos – Receta e Lehtë dhe e Ëmbël

Shija e mirë dhe e thjeshtë e biskotave nuk ka të krahasuar me asnjë ëmbëlsirë tjetër. Madje janë ndër...

Drogë, prostitucion e organizatë kriminale, OFL ndalet në Elbasan, u dorëzon formularin 5 të dënuarve

OFL është ndalur sot në Elbasan, një qytet i cili së fundmi është tronditur nga ngjarjet kriminale. Forca e Ligjit u kërkon 5 të dënuarve...

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku denoncon detyrimet e prapambetura të qeverisë.
Sipas saj, borxhet ndaj biznesit kanë arritur në 70 mld lekë. Tabaku thotë se qeveria manipulon dhe fsheh borxhin real ndërkohë që raporti i KLSH tregon qartas rritjen e borxhit të qeverisë dhe planet e saj për ta rritur edhe më tej këtë borxh në investime të çartura në infrastrukurë.

Tabaku vë theksin tek ‘rezultatet e kësaj politike të paprinciptë dhe shkatërrimtare për ekonominë që do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofike për xhepat e shqiptarevë”.

“Paketat ekonomike të qeverisë ishin qesharake dhe të padobishme për biznesin, garancia sovrane ishte një karrem ku bizneset nuk ranë pre, ndërsa aktualisht mungon një paketë rigjeneruese për ekonominë”, shkruan Tabaku.

POSTIMI I PLOTË
Detyrimet e prapambetura, dështimi kuptimplotë i kësaj qeverie!

Megjithëse ka premtuar se do të zhbënte detyrimet e prapambetura, Rama dhe qeveria e oligarkëve ka grumbulluar borxhe ndaj biznesit prej 70 mld lekë ndërkohë që pretendon se do të rrisë shpenzimet në infrastrukturë si vit elektoral.

Historia e detyrimeve të prapambetura që fshihen nga qeveria për t’u evidentuar sa nga FMN dhe nga KLSH. Në vitin 2018 detyrimet e prapambeturra sipas raportit zyrtar të KLSH ishin 60.3 mld lekë ndërkohë që gjasat janë që detyrimet reale për 2019 do jenë edhe më të larta. Për vit, sjellja e qeverisë që manipulon dhe fsheh borxhin kanë treguar që Shqipëria ka një borxh real më të madh se sa ajo që pohon qeveria.

Rritja e detyrimeve të prapambetura, që është kthyer në gangrenë, dëshmon se qeveria nuk ka një vizion të qendrueshëm ekonomik. Mes kontratave me PPP që po përthajnë të gjitha taksat e shqiptarëve, qeveria ka fryrë më shumë se çfarë mundet dhe shpenzimet e buxhetit. Rezultati do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofik për ekonominë e vendit që nuk po merr mbështetjen e duhur. Paketat ekonomike të qeverisë ishin qesharake dhe të padobishme për biznesin, garancia sovrane ishte një karrem ku bizneset nuk ranë pre, ndërsa aktualisht mungon një paketë rigjeneruese për ekonominë.

Nuk ka asnjë habi për rrugën pa krye që ka marrë Rama dhe shpurra e tij. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta vendosur ekonominë më funksion të qytetareëve dhe duhet t’i japim fund keqpërdorimit të taksave dhe parave të shqiptarëve me PPP dhe shpenzime jo eficente në ekonomi. Vendi ka nevojë për frymëmarrje, ekonomia ka nevojë për incentiva dhe politika të reja fiskale. Taksa 9% për të punësuarit, heqja e tarifave të tepërta dhe përgjysmimi i lejeve dhe licencave janë vetëm një hap i asaj çfarë ne si PD dhe opozitë ofrojmë.

Prioritet për qeverisjen tonë nesër do të jenë edhe disbursimet e TVSH-së, Shqipëria nuk do të jetë më kampionia e detyrimeve të prapmbetura dhe sistemi nuk do të jetë më alibia e askujt.

Nuk ka bojatisje dhe gënjeshtër elektorale që mund t’i bëjë derman kësaj qeverie! Sa më shpejt të largohen aq më shpejt fillon dhe merr frymë ekonomia dhe xhepi i qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Republikanët sigurojnë votuesit amerikanë për tranzicion paqësor të pushtetit

Republikanët kanë reaguar me vendosmëri ndaj refuzimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u deklaruar rreth transferimit të pushtetit në mënyrë paqësore...

EULEX në aksion, bastisen zyrat e OVL-UÇK

Policë të armatosur të EULEX janë parë teksa kanë hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtrare të...

Paris, sulm me thikë pranë “Charlie Hebdo”, plagosen 4 persona

Një person i armatosur me thikë ka sulmuar disa persona mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e...

“Jam dakord me Ilir Metën”, reagon Rama: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën si Vjosën kur ishte zv.shef i qeverisë...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir meta për Lumin Vjosë, ku ky i fundit theksoi se e ardhmja...

Kosovë / Dështon për herë të tretë votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike Covid-19

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të tretë të votojë në lexim të parë Projketligjin për Rimëkëmbje ekonomike Covid-19.