Ju lodhen sytë? Zbatoni këto metoda natyrale për t’i qetësuar

Mos i humb

Nëse keni kaluar gjithë ditën përpara kompjuterit, lodhja e syve apo dhe tharja e tyre, është pothuajse e pashmangshme. Por nëse e tillë është edhe puna juaj, përpiquni të gjeni kohë, të paktën për të zbatuar 3 këshillat e mëposhtme.

Gjatë kohës që punoni në kompjuter, në mënyrë të herëpashershme dhe sidomos kur i ndjeni sytë të lodhur apo si “të veshur”, largojini nga ekrani. Vështroni nga dritarja, sa më larg për 25 sekonda. Pastaj, për 25 sekonda të tjerë, mbajini mbyllur. Pas këtyre veprimeve, rikthejuni punës suaj, duke e përsëritur këtë gjë, sa herë e ndjeni të nevojshme.

1. “Rregulloni” ekranin dhe opsionet e kompjuterit- Gërmat janë më të qarta në qendrën e tyre, por fillojnë të zbehen drejt skajeve. Kjo kërkon punë më të madhe nga syri për të ruajtur fokusin, prandaj, kur punoni, zgjidhni gjithmonë madhësinë 12 e sipër. Vendoseni ekranin 51-66 cm larg jush dhe pak më poshtë sesa niveli i syve. Mbajeni gjithmonë ekranin të pastër.

2. Bëjuni kompresa syve- Zhysni një napë në ujë të vakët dhe vendoseni mbi sy (të mbyllur). Lajini sytë me shampoo bebesh, kështu do të aktivizoni vajin në gjëndrat e qepallave dhe do të përmirësoni cilësinë e lotit. “Marifeti” i vjetër i qeseve të çajit apo fetave të kastravecit, cilësohet ende si funksional, mjafton që t’i lini pak kohë më parë në ngrirje.

3. Në një studim të kryer me bashkëpunimin e 32 mijë grave dhe një në një tjetër në laborator, rezultoi se pjesëmarrëset, në dietat e të cilave ishte e pranishme Omega 3, kishin shumë më pak probleme me tharjen e syve apo rrezik për inflamacion të tyre. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit