Ballina Kuzhinë Ju mundon era e hudhrës, kjo është mënyra ideale për ta larguar...

Ju mundon era e hudhrës, kjo është mënyra ideale për ta larguar atë

207
0

Edhe pse ruheni nga përdorimi i hudhrës, jo gjithmonë mund t’i shpëtoni konsumimit të saj. Kjo për faktin se ka shumë dobi të mëdha për shëndetin.

Shkaku i përbërjes së sulfurit, hudhra lëshon një aromë të rëndë, e cila zhduket vetëm pas disa orësh nëpërmjet djersës dhe frymës. Por, sa siklet është komunikimi në momentet e para pasi keni ngrënë hudhër…

Por ka një mënyrë që të shpëtoni prej saj?! E tëra që duhet të bëni është të konsumoni një kokërr mollë, pasi keni ngrënë hudhër. Kjo pasi enzimat e mollës veprojnë me përbërësit e hudhrës, duke zhdukur aromën e rëndë të saj. Nëse më parë e keni ditur se mjafton të pini çaj jeshil, qumësht, apo të hani majdanoz, tashmë zgjidhja është më e thjeshtë, mjafton një kokërr mollë./Koha islame/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here