Ju rrah zemra shpejt? Si ta ngadalësoni sa hap e mbyll sytë

Mos i humb

Ju ndodh shpeshherë që të fitoni sulme të të rrahurave të shpejta të zemrës?

Kjo është një gjendje që ju ndodh njëjtë, si meshkujve po ashtu edhe femrave, të të gjitha moshave. Në vijim ju paraqesim disa mënyra të thjeshta që mund t’i aplikoni për m pak se një minutë, që mund t’jua ngadalësojë pulsin

Metoda me ujë të ftohtë

Ju nevojitet ujë i ftohtë, sa më i ftohtë aq më i mirë, i akullt. Krejt çfarë duhet të bëni kur pulsin e keni të shpejtë është të merrni frymë thellë dhe ta zhytni fytyrën në ujë të ftohtë dhe të qëndroni sa më gjatë që mundeni. Kjo metodë stimulon nervin tuaj për të ngadalësuar ritmin e zemrës. Kur ta mbani fytyrën në ujë të ftohtë, trupi i dërgon shenja të ngadalësimit metabolizmit, i cili shkakton zvogëlimin apo ngadalësimin e të rrahurave të zemrës.

Frymëmarrja tepër e thellë

Merrni frymë shumë thellë, deri në atë pikë sa që të mos jeni në gjendje të merrni ajër. Më pas me shpejtësi e lironi ajrin nga mushkëritë.

Përsëriteni këtë derisa të jetë e nevojshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit