Juncer në Tiranë, Rama: Vettingu po jep efektet, po godasim krimin

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama foli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e KE, Juncker.

Edi Rama: Kjo vizitë është përmbushja e një zotimi të vjetër por të mbajtur në momentin më të mirë të mundshëm. Vjen pak kohë përpara momentit të vendimarrjes për rekonmandimin e Komisionit Europian për çeljen e nevgociatave me Shqipërinë dhe pak pas publikimit të strategjisë së re të zgjerimit që përbën një bazë inkurajuese për të gjitha vendet e rajonit tonë. Ne u takluam në dhjetor në Bruksel dhe sot pata mundësinë dhe privilegjin ta informoj nga afër Presidentin për zhvillimet e reja, ecurinë e reformave dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar të jetë nga njëra anë në një proces intensiv përafrimi me BE përmes punës së përditshme në vendin tonë dhe nga ana tjetër një aktor konstruktiv për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e fqinjësisë së mirë për gjithë rajonin.

Juncer dhe Hahn në Tiranë, priten nga Rama

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka mbërritur pasditen e sotme në vendin tonë.

Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

“Mot i stuhishëm por mikëpritje e ngrohtë. 2018 është një dritare e vërtetë mundësie për Shqipërinë për të përparuar në rrugën e BE” shkruan Bushati.

Presidenti i Komisionit Evropian i shoqeruar dhe nga komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn u priten me pas ne Kryeministri nga kreu i qeverise Edi Rama.

Rreth orës 19:40, pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në axhendë parashikohet një darkë zyrtare e zyrtarëve të lartë evropianin me kryeministrin.

Vizita është pjesë e një turi që Juncker do të bëjë në vendet e Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të strategjisë për zgjerim, ndërsa të hënën në mëngjes, Presidenti i Komisionit Evropian, do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta dhe me përfaqësues të tjerë politikë.

Vizita e presidentit të Komisioni Evropian, në vendin tonë ka për qëllim nxitjen dhe avancimin e axhendës integrueses.

Pak ditë më parë në strategjinë e zgjerimit të Ballkanit perëndimorë, nuk përcakton një datë për çeljen e negociatave por thuhej se nëse vendet vijojnë plotësimin prioriteteve vitit 2025 është i mundshëm për anëtarësim./Ora- news/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit