Juncker: BE dëshiron të sjellë stabilitet në Ballkan

Mos i humb

Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të sjellë stabilitet në Ballkan.

Juncker, i cili është i shoqëruar nga Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, në kuadër të vizitës së tij në Beograd të Serbisë u takua me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Në konferencën për media të mbajtur pas takimit, Juncker deklaroi se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së.

“BE-ja mbetet e mangët pa Ballkanin Perëndimor. BE-ja nuk është vend në pronësi të shteteve anëtare, por është union ku edhe shtetet tjera kanë të drejtën e qasjes”, theksoi Juncker.

Duke e cilësuar Serbinë si shtet i cili “më së shumti ka treguar përparim” në mesin e shteteve të rajonit kandidate të BE-së, Juncker tha se viti 2025 për anëtarësim në BE nuk është një fjalë e dhënë, por është një mundësi dhe guxim për shtetet kandidate.

Kreu i KE-së iu referua edhe marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duke theksuar se këto marrëdhënie duhet të normalizohen me një marrëveshje ligjore.

“Nuk na takon neve që të vendosim rregulla. Beogradi dhe Prishtina duhet të vendosin se çfarë karakteri do të ketë marrëveshja”, u shpreh Juncker.

– Vuçiç: Serbët dhe shqiptarët është “vështirë të pajtohen”

Presidenti Vuçiç, nga ana e tij, tha se serbët dhe shqiptarët është “vështirë të pajtohen”. Ai poashtu shprehu kënaqësi për dialogun me Prishtinën, i cili po vazhdon nën mbikëqyrjen e BE-së.

Duke u shprehur se pa i zgjidhur problemet me qeverinë e Kosovës, Serbia do të vazhdojë të “mbytet”, Vuçiç deklaroi se Ballkani Perëndimor është pjesë e pandarë e kontinentit të Evropës.

Në kuadër të turneut ballkanik, Juncker dhe Hahn gjatë kësaj jave do të vizitojnë edhe Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit