Juncker: Brexiti nuk do të kërcënojë zhvillimin e Bashkimit Europian

Mos i humb

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claunde Juncker, deklaroi se procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian nuk mund të kërcënojë zhvillimin e organizatës europiane.

Juncker në adresimin para deputetëve të Parlamentit Europian në Strasburg tha se Britania e Madhe duhet të sillet në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme derisa është anëtare e Bashkimit Europian.

“Brexit nuk është e ardhmja e Bashkimit Europian. Ky proces nuk mund dhe nuk do të ndal zhvillimin tonë”, tha Juncker duke shtuar se më shumë kujdes duhej kushtuar çështjeve të rëndësishme, sikur buxheti i BE-së, tregtia ndërkombëtare dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Juncker porositi se të ardhmen e Bashkimit Europian e përcaktojnë marrëveshjet tregtare ndërkombëtare dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë.

Shefi i Këshillit Europian, Donald Tusk, po ashtu u adresua në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Europian dhe shprehu keqardhje për shkak të zjarrit të mbrëmshëm në katedralen Notre Dame në Paris.

Duke shprehur se është i bindur se Franca do të arrijë të rindërtojë këtë simbol të Parisit, Tusk u bëri thirrje edhe anëtareve të Bashkimit Europian që të ndihmojnë në këtë proces.

Duke komentuar procesin e Brexitit, Tusk tha se prolongimi i këtij procesi ka lënë mjaft kohë dhe hapësirë që Britania e Madhe të gjejë zgjidhje adekuate të krizës.

“Këshilli Europian pret nga Britania e Madhe porosi të qartë për hapat e ardhshëm”, tha Tusk.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit