Juncker: Çështja e emrit duhet të zgjidhet urgjentisht

Mos i humb

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se çështja e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë është një çështje që duhet të zgjidhet urgjentisht.

Juncker, në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, iu drejtua me një fjalim deputetëve në parlamentin grek, ku mes tjerash foli edhe për mosmarrëveshjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai duke theksuar se Greqia gjeografikisht gjendet në një pozitë të veçantë, tha se nuk duhet të përsëriten tragjeditë të cilat kanë ndodhur në vitet e 90-ta në Ballkan.

Juncker tërhoqi vëmendjen në atë se shtetet e Ballkanit para se të hyjnë në Bashkimin Europian (BE) duhet të zgjidhin problemet e tyre kufitare.

“Thirrja e komisionit ndaj Shqipërisë dhe FYROM-it (Maqedonisë) për negociata, nuk nënkupton se jep datë për anëtarësim. Nuk duhet t’i vlerësojmë deklaratat joreale. Të gjithë do të vlerësohen në mënyrë objektive”, tha Juncker.

Ai theksoi se çështja e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë është një çështje që duhet të zgjidhet urgjentisht

Ndërkohë, Juncker para fjalimit të tij në parlamentin e Greqisë, u takua me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit