Juncker hap derën përgjysëm në Shkup: Doni të hapni negociatat? Zgjidhni emrin me Greqinë!

Mos i humb

Kryetari i Komisionit Europian, Jean-Clauode Juncker deklaroi sot në Shkup se nuk kishte ardhur në Maqedoni për të dhënë një datë për hapjen e negociatave me BE-në, por tha nëse zgjidhni çështjen e emrin atëherë do të binden krerët e shteteve të BE-së.

“Nuk erdhëm t’ju kumtojmë një datë, por t’ju themi se jeni në rrugë të mirë dhe nëse vazhdoni në atë rrugë, për disa muaj do t’i jepni mundësi KE-së, Këshillit t’ju rekomandojë hapje të negocatave”, tha Juncker në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, pas takimit të tyre në Qeveri.

Juncker, i cili u shoqërua nga eurokomisari për zgjerim Johanes Haan, theksoi se Maqedonia ka arritur përparim të madh, por duhet të ndërmarrë akoma hapa në rrugën drejt BE-së dhe se vendimi për secilin vend do të sillet në bazë të arritjeve të veta individuale.

Autoriteteve të Maqedonisë u kërkoi që ta zgjidhin kontestin për emrin me miqtë e tyre grekë.

Juncker tha se gjatë bisedës me kryeministrin grek Alexsis Tsipras në Bruksel, ka përkrahur dialogun dypalësh.

Kreu i Komisionit të BE-së tha se ka shikuar progres në proces, ndërsa si dëshmi për këtë përmendi ndryshimet e emërtimeve në aeroport, që e cilësoi si shenjë e lëshimit në procesin e negociatave.

Zaev nga ana e tij, theksoi se në takim i ka thënë kryetarit të KE-së se Maqedonia po investon përpjekje për avancim të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Maqedonia e ka vendosur theksin në vendimin e urave të reja të bashkëpunimit, dialog të hapur të respektimit të ndërsjelltë.

Mbyllja e çështjeve shumëvjeçare nuk është e thjeshtë. Të inkurajuar nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë vazhduam me përkushtim serioz të punojmë në zgjidhjen e problemit që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues”, tha Zaev.

Por Kryeministri i Maqedonisë theksoi se për Qeverinë është e pranueshme emër me përcaktim gjeografik, i cili do të bëjë dallim midis Maqedonisë dhe rajonit në Greqi, i cili e mban këtë emër.

“Insistojmë për zgjidhje, e cila do të jetë e përhershme, por edhe ta respektojë dinjitetin dhe do ta mbrojë identitetin e të dy shteteve”, tha Zaev. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit