Kadaj-Bujupi tregon të vërtetën e saj për dorëheqjen nga Kryesia e VV-së

Mos i humb

Donika Kadaj-Bujupi ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtares së Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, deputetja e Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar se dorëheqje nga kjo pozitë ka dhënë që në muajin shtator të vitit të kaluar.

Në një prononcim për Insajderin, Kadaj-Bujupi ka thënë se dorëheqja e raportuar sot në media, në fakt kishte ndodhur para disa muajve.

“Jo, unë kam dhënë dorëheqje në muajin shtator. Prej Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje kam dhënë dorëheqje që në shtator”, ka thënë Donika Kadaj-Bujupi.
Ndërkaq, edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli ka dhënë sot dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Lëvizjes Vetëvendosje./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit