Kadri Veseli, apel para Dialogut: përballë Serbisë, pa u marrë me njëri-tjetrin

Mos i humb

Në një intervistë për Epoka e Re në Prishtinë, kreu i Kuvendit Kadri Veseli, i përcolli një apel politikës që të jetë e bashkuar e pa sherre përballë Serbisë, në fazën e rifillimit e më pas zhvillimit të Dialogut.

“…në këtë proces përballë do ta kemi Serbinë, ne nuk duhet ta kemi përballë njëri-tjetrin”,tha Veselin. Vërejtja e tij aludonte te LDK e VV, të cilat nuk kanë pranuar t’i bashkohen grupit negociator.

“Por, të gjithë duhet ta dinë se si pozita ashtu edhe opozita kanë përgjegjësi institucionale kushtetuese ndaj qytetarëve dhe ndaj vendit. Secili duhet t’i marrë këto përgjegjësi. Ikja nga përgjegjësia është papërgjegjësi. Abuzimi me të vërtetën dhe manipulimi për qëllime elektorale mund t’i ndëshkojë partitë pikërisht për këtë fakt. Ne të gjithë duhet të marrim përgjegjësi. Me vetë faktin se në këtë proces përballë do ta kemi Serbinë, ne nuk duhet ta kemi përballë njëri-tjetrin. Spektri politik duhet të jetë unik kur bëhet fjalë për interesat kombëtare të Kosovës sepse çdo formë tjetër e veprimit është kundër interesit të Kosovës”, tha Veseli.

Sipas tij, edhe partitë opozitare duhet ta kuptojnë drejt këtë çast historik.

“Ne jemi të vendosur që si shtet i pavarur dhe sovran ta përçojmë mesazhin e qytetarëve tanë në këtë proces se Kosova synon të ketë një marrëveshje me Serbinë, e cila nuk është as më shumë e as më pak sesa Kosova shtet i pavarur dhe sovran dhe që me territorin e saj të njihet nga shteti i Serbisë dhe që Kosova ta fitojë ulësen në OKB”, shtoi kreu i Kuvendit të Kosovës. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit