Kadri Veseli dhe Aida Dërguti fotografohen bashkë në aeroplan

Mos i humb

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtarja e PSD-së Aida Dërguti është fotografuar me kreun e Kuvendit, Kadri Veselin në aeroplan.

Ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me kolegët e tij, dje u nisën drejt Helsinkit për një vizitë dy ditore.

Delegacioni i Kosovës do të ketë një program të ngjeshur takimesh mbi sundimin e ligjit, marrëdhëniet ekonomike, bashkëpunimin universitar dhe diasporën që jeton në Finlandë.

Derisa sot, Kryetari Veseli, u prit nga Kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Paula Risikko.

Por, rrugës për në Finlandë, Veseli, Dërguti dhe ambasadorja finlandeze që ishin ulur afër njëri-tjetrit, shfrytëzuan rastin për të bërë një foto, ku treshja shfaqet e buzëqeshur.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit