Kadri Veseli ftohet nga Gjykata Speciale

Mos i humb

Turqia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e banesave

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Republikës së Turqisë, Murat Kurum dhe ministri i Shtetit për Rindërtim i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, kanë...

Djathë i Bardhë Furre me Vaj Ulliri dhe Spec Djegës

Përveç sallatave, pjatave kryesore dhe ëmbëlsirave, tavolina do pasuruar edhe me disa receta të shijshme. Këto specialitete luajnë rolin...

Ngjarje e pazakontë në Turqi: E pandehu për top futbolli, doli kërpudhë 5-kilogramëshe

BİLAL KAHYAOĞLU Një person në rrethin Ağlı të provincës Kastamonu në Turqi gjeti një kërpudhë me peshë 5 kilogramë...

Australia mbyll kufijtë e saj për herë të parë në 100 vjet

Duke filluar nga dita e martë, shteti i Victoria-s në Australi do të izolohet dhe do të mbyllë kufijtë edhe me Uellsin...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë sot se ka pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë.

Ai tha se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.

“Gjithë jetën kam qenë i angazhuar për të mirën e Kosovës dhe këtë e kam bërë tërësisht në baza vullnetare dhe me përkushtimin më të lartë. E kam nisur si fëmijë, si nxënës i shkollës fillore në Mitrovicë, me demonstratat e prillit të vitit 1981, si pjesëmarrës, e pastaj në shumicën prej tyre edhe si organizator dhe drejtues. Nga mesi i viteve ’80, unë kam hyrë me ideal në organizatat patriotike, anti-jugosllave, për ta kundërshtuar robërinë dhe për të punuar për lirinë. Kam qenë i bekuar që isha një ndër ideatorët dhe themeluesit e saj, luftëtar i lirisë deri në çlirimin e vendit”, tha Veseli në konferencë para gazetarëve.

Fjalimi i plotë i Kadri Veselit:

Përshëndetje të gjithëve!

Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara, për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë. Ashtu siç jam zotuar, se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë, unë do ta bëja publike.

Gjenerata ime, si shumë gjenerata të tjera, ka përjetuar shtypjen e rëndë të kombit tonë. Ne nuk jemi pajtuar me atë gjendje, dhe unë jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes së vendit për lirinë e kombit.

Gjithë jetën kam qenë i angazhuar për të mirën e Kosovës dhe këtë e kam bërë tërësisht në baza vullnetare dhe me përkushtimin më të lartë. E kam nisur si fëmijë, si nxënës i shkollës fillore në Mitrovicë, me demonstratat e prillit të vitit 1981, si pjesëmarrës, e pastaj në shumicën prej tyre edhe si organizator dhe drejtues.

Nga mesi i viteve ’80, unë kam hyrë me ideal në organizatat patriotike, anti-jugosllave, për ta kundërshtuar robërinë dhe për të punuar për lirinë. Epoka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – është pjesa më krenare e jetës sime. Kam qenë i bekuar që isha një ndër ideatorët dhe themeluesit e saj, luftëtar i lirisë deri në çlirimin e vendit.

Nga prilli i vitit 1999, deri në qershor të vitit 2008, kam udhëhequr Shërbimin Informativ të Kosovës.

Të gjitha këto angazhime i kam bartur me nder dhe përgjegjësi të plotë, e me krenari të jashtëzakonshme. Të nderuar qytetarë, Përpjekjet e kombit tonë për liri – kanë qenë jeta jonë. Të gjithë së bashku arritëm lirinë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është simboli i saj. Por, duhet pranuar një fakt, lufta e drejtë e popullit tonë për liri ka qenë e sulmuar vazhdimisht.

Që nga paslufta, ky është procesi i pestë i drejtësisë – të cilës i nënshtrohet kjo luftë.

Duke filluar nga UNMIK-u, e për të vazhduar me Gjykatën e Hagës, EULEX-in, drejtësinë vendore, dhe tani me Gjykatën Speciale. Nuk besoj që në historinë e lëvizjeve çlirimtare të ketë pasur një shembull të tillë.

Edhe ky proces duhet të ketë epilog, duke u bazuar në të vërtetën, faktet e drejtësinë, dhe që nuk e dëmton shtetin e Kosovës në pafundësi.

Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, më 4 dhjetor.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri.

Gjermania regjistron 4 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 219 raste të reja

Katër persona kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit. Po ashtu mësohet...

Rusia ka regjistruar 6611 raste të reja të infeksionit

Në 24 orët e kaluara, Rusia ka regjistruar 6.611 raste të reja të koronavirusit. Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm...

Bardh Spahia pyetje të hapur kryeministrit Rama: Na trego

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook thotë se qeveria Rama nuk ka asnjë strategji për të vënë nën...

CNN: Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike!

Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës....