Kadri Veseli jep lajmin e fundit për vizat (Video)

Mos i humb

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka konfirmuar se nesër do mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Veseli ka theksuar se seanca do të mbahet me kërkesë të kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe se ka të bëjë me një pako të ligjeve që ndërlidhen pikërisht me Agjendën e Reformave Europiane.

“Seanca e jashtëzakonshme ka të bëjë më një pako që lidhen me agjendën evropiane. Ju e dini se prioritet mbetet çështja e liberalizimit të vizave. Agjendën tonë për avokim, për liberalizim të vizave nuk do ta ndalim, pavarësisht zërave skeptik të cilët janë shtuar kohëve të fundit. Ne ta procedojmë shumë shpejt në ditët e ardhshme, por çdo kriter që ka pasur BE për shtetin e Kosovës në i kemi plotësuar”, tha Veseli.

Me tutje, Veseli do të vazhdojë lobimin e tij për të siguruar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“BE nuk duhet të rritë skepticizmin ndaj Kosovës sepse Kosova tashme i ka mbushur të gjitha kriteret”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit