Kadri Veseli: Kosova e ka merituar lajmin e mirë për vizat

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka cilësuar si lajm të mrekullueshëm rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se Kosova e ka pritur shumë gjatë dhe e ka merituar këtë vendim.

Ai tutje ka shkruar se angazhimi i Kosovës në rrugën evropiane duhet të vazhdojë edhe më tutje, dhe se tani i takon Bashkimit Europian për t’ua lejuar qytetarëve kosovarë lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“Lajm i mrekullueshëm për Kosovën. Komisioni Europian rekomandon liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. E kemi pritur këtë vlerësim dhe e kemi merituar këtë vendim. Kemi bërë përparim të madh, një punë të jashtëzakonshme, por angazhimi ynë në rrugën europiane duhet të vazhdojë edhe më tutje. Tani, i takon BE-së për t’ua lejuar qytetarëve kosovarë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen. Shpresojmë që edhe kjo të ndodhë sa më shpejtë, sepse e meritojnë qytetarët tanë. Urime!”/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit